Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mustafa takon Lajçak: Integriteti territorial i Kosovës është i pa negociueshëm

Mustafa takon Lajçak: Integriteti territorial i Kosovës është i pa negociueshëm

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak sot është takuar edhe me Isa Mustafën.

Kryetari i dorëhequr i LDK-së me këtë rast falënderoi diplomatin sllovak për bashkëpunimin dhe e njoftoi rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.


“Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstruktiv, që do të sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm. Orientimi ynë mbetet ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me aleatët tonë perëndimorë”, u shpreh Mustafa.

Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai është takuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe me liderë të partive politike. Pas përfundimit të vizitës, diplomati sllovak do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi dhe Serbi.

Lexo edhe

Video

error: