Mustafa takohet me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko

Mustafa takohet me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko si dhe koordinatoren për zhvillim nga OKB, Ulrika Richardson për të diskutuar rreth gjendjes aktuale në bujqësi dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Suokko dhe Richardson kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MBPZHR-së edhe në të ardhmen.


Në anën tjetër, ministri Mustafa ka falënderuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për angazhimin dhe kontributin e dhënë në sektorin e bujqësisë.

 

Lexo edhe

error: