Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mustafa: S’ka preferenca për kryetar të LDK-së

Mustafa: S’ka preferenca për kryetar të LDK-së

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë favorit për liderin e ri të partisë. Duke i quajtur gënjeshtra të gjitha deklaratat se janë duke shtyrë përpara një kandidaturë të caktuar, Mustafa tha se vetëm në Kuvendin e 14 marsit do të zyrtarizohen pretedentët për të parin e LDK-së.

Pas takimit me kryetarët e degëve, Mustafa para gazetarëve, tha se preferenca e vetme e tij është që kryetari i ardhshëm ta çojë LDK-në përpara si forcë fituese.

“S’ka preferenca, me çfarë të drejte jap preferenca një kandidati. Preferenca do të jap Kuvendi dhe ju nuk është mirë që të insistoni për emra konkret dhe pikëpamje të mija sepse nuk kemi pikëpamje të tilla. As preferenca të tilla. Preferenca ime është që në krye të LDK-së të vjen një njeri që i mbron vlerat e LDK-së, që e qon LDK-në përpara dhe ajo kthehet si forcë fituese në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Mustafa tha se nuk ka asnjë takim të fshehtë brenda LDK-së për ta përkrahur një kandidat të caktuar.

“Nuk ka asnjë takim, grupe të fshehta apo grupe të caktuara. Gjitha takimet tona janë takime të hapura që mbahen me kryetar të degëve, kryesi dhe mund t’iu them se gjithë ata që deklarojnë çështje të tilla gënjejnë. Gënjejnë edhe opinionin dhe tentojnë të krijojnë një situatë jo të mirë para Kuvendit. Unë i kisha lutur edhe ata, edhe mediat që mos të dëgjojnë çështjet e tilla që mos dëgjojnë çështje të tilla sepse ka pasur rrenë të mëdha edhe për klane. Unë 10 vite jam në krye të LDK-së, mirëpo askush nuk më ka thënë se kam pas një klan të LDK-së, ose kam punuar me një grup. Por i kam trajtuar njëjtë sikur një degë që ka dhënë 300 vota, si një degë që ka dhënë 50 mijë vota. Prandaj janë çështje shumë të ulëta të pavërteta dhe nuk i shërbejnë LDK-së dhe Kuvendit”, u shpreh Mustafa.


Derisa mungesën e zyrtarizimit të kandidatëve për kryetar, Mustafa tha se atë mund ta bëjnë vetëm në Kuvendin e 14 marsit.

“Nuk kemi diskutuar se nuk ka qenë qëllimi të diskutojmë. Ne çështjen e kandidatëve e lejmë çështje të Kuvendit. Ata kanë drejtë edhe ditën që mbahet Kuvendit të propozohen nga komisioni kandidues dhe ne nuk dëshirojmë fare të interferohemi tek emrat. Por unë si kryetar i LDK-së akoma jam i interesuar që të mbahen një proces i rregullt dhe procedura të shkojë si duhet dhe të zbatohet në tërësi statuti i LDK-së në këtë proces dhe kryetari të zgjedhet nga delegatët dhe jo ndikimet e tjera…Nuk ka kandidatura zyrtare, ato jepet  në Kuvend edhe pse ka pas disa deklarime në medie të ndryshme. Mirëpo nuk dëshirojmë të interferojmë në atë paraprakisht sepse do ta lejojmë atë të vendos”, deklaroi ai.

Sa i përket numrit të madh të votave që ka marrë ish bashkë partiakja e tij, Vjosa Osmani, Mustafa tha se respekton çdo votë që kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Nuk komentoj fitoret individuale është çështje e qytetarëve të cilët kanë votuar dhe unë e respektoj  votën, jo vetëm për Vjosën, por për çdo qytetarë. Për këtë arsye jemi shpreh se pranojmë edhe rezultatet e zgjedhjeve”, tha ai.

Kuvendi i punës së LDK-së pritet të mbahen më 14 mars ku 355 delegatë do të zgjedhin kryetarin e ri të partisë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] ​LDK konfirmon edhe kandidaturën e Qunit për kryetar të partisë LDK e Vushtrrisë mbështet Abdixhikun, Tahiri: Jemi për një ndryshim rrënjësor Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të LDK-së Ahmeti: S’ka klane brenda LDK-së ​Rugova: Garda kanceroze që fundosi LDK-në synon një kryetar që mund ta kontrollojnë Mustafa: S’ka preferenca për kryetar të LDK-së […]

  • […] Mustafa: S’ka preferenca për kryetar të LDK-së LDK e Vushtrrisë mbështet Abdixhikun, Tahiri: Jemi për një ndryshim rrënjësor Ahmeti: S’ka klane brenda LDK-së ​Rugova: Garda kanceroze që fundosi LDK-në synon një kryetar që mund ta kontrollojnë Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të LDK-së ​LDK konfirmon edhe kandidaturën e Qunit për kryetar të partisë […]

Komentet janë të mbyllura.

error: