Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mustafa: Sektori i verarisë shtyllë e fort e zhvillimit ekonomik, eksportuesit më të mëdhenj në vend

Mustafa: Sektori i verarisë shtyllë e fort e zhvillimit ekonomik, eksportuesit më të mëdhenj në vend

Sektori i verarisë në Kosovë është një ndër sektorët që po tregon rezultat në bilancin e eksporteve jashtë Kosovës dhe po zhvillohet në vazhdimësi.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë vizitës në Rahovec me përpunuesit e rrushit, tha se ky sektor është bërë shtyllë e fort e zhvillimit të bujqësisë dhe ekonomisë në Kosovë.

“Sot filluam vizitën në komunën e Malishevës, dhe tani jemi në Rahovec, në kompaninë që në këtë sektor është ndër prodhuesit e parë, me 90 përqind të eksportit jashtë Kosovës, duke u bërë një ndër sektorët me bilancin më pozitiv në ekonominë e vendit tonë. Por një kohësisht për të parë edhe punën e tyre dhe zgjerimin e kapaciteteve, që është një sinjal i qartë se sektori privat në Kosovë, sektori i përpunimit ushqimor, në këtë rast sektori i verarisë, i cili po zgjerohet dhe po tregon rezultat”, tha Mustafa.

Ndërsa, Bejtullah Haxhimurati nga një kompani në Rahovec tha se falë mbështetjes së ministrisë së Bujqësisë dhe Komisionit Evropian kjo kompani ka arrit kapacitetin e prodhimit në 2.6 milionë litra.


Ai tha se eksporti i këtyre produkteve të verarisë është arrit të eksportohet në vendet e BE-së.

“2.6 milionë është kapaciteti total, ku prej saj në vitin 2020 kemi bërë një prodhim prej afër 2 milionë litra verë dhe këtë e kemi bërë falë zotimeve që i kemi dhënë edhe Ministrisë së Bujqësisë për grumbullimin e sasisë së rrushit që fermerët kanë dorëzuara tek ne”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë në detyrë ka vizituar edhe bodrumin “Kosova Wine”, në Rahovec, i cili theksoi se ky sektor mbetet mjaft me rëndësi për bujqësinë në vend.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: