Mustafa: S’besoj se duhet shkelur Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët

Mustafa: S’besoj se duhet shkelur Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët

Qytetarët e Kosovës kanë kthyer besimin në institucionet e vendit sidomos në Qeveri dhe Kuvend.

Sipas anketës së Pulsit Publik të UNDP-së gjatë muajit prill, thuhet se nivelet e kënaqshmërisë janë më të lartat të regjistruara që nga viti 2010.

E kjo ka zgjuar reagimin e të parit të LDK-së Isa Mustafa, partia e të cilit ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nuk beson që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.


“Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet.
E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.
Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët.
Nuk besoj, po ashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.
Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!
Prandaj, po i lexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika! IM

 

 

Lexo edhe

error: