Mustafa: Plani pesë pikësh i PDK-së kornizë e dinjitetshme dhe gjithpërfshirëse

Partia Demokratike e Kosovës thotë se plani pesë pikësh  i propozuar nga kjo parti për tejkalim të krizës ekonomike paraqet një kornizë më të dinjitetshme dhe më gjithëpërfshirëse të mbështetjes së qytetarëve.

Teksa ka prezantuar detaje të përfitimi nga këto pesë propozime, koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa në një konferencë për media tha se ky plan 5 pikësh  mundëson  masat lehtësuese për përballje me inflacionin ku përfshihen të gjithë qytetarët në një periudhë më të gjatë kohore.

“Përmes këtij plani të propozuar nga Krasniqi PDK kërkon që 1. Të lirohen nga TVSH të gjitha mallrat esenciale dhe të konsumit për një periudhë 6 mujore. Duke marr parasysh që kostoja mesatare e shportës së produkteve ushqimore esenciale  për një familje kosovare është rreth 422 euro, nga kjo masë një familje mesatarisht do përfitonte një zbritje të kostos së jetesës prej 33.76 euro në muaj. Të lirohen nga akciza produktet e naftës për një periudhë 6 mujore gjë e cila do të ul çmimin e naftës për 36 cent në litër. Të lirohet nga TVSH konsumi i energjisë elektrike për një periudhë 6 mujore dhe të subvencionohen me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 kËh. Duke marr për bazë një faturë prej 90 euro që rezulton nga një konsum i tillë atëherë vlerësojmë se përfitimi mujor nga kjo masë për një familje do të ishte mesatarisht 27.09 euro. Të rriten pagat e pensionet dhe ndihmat sociale për të paktën aq sa është norma mesatare e inflacionit pra 15%….Nën pesë të lejohet tërheqja deri në 30 % e kursimeve pensionale  dhe të rimbursohet gradualisht shuma e tërhequr për kontribuuesit që kanë më pas se 10 mijë euro në llogarinë e trustit”, tha ai.

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa tha se këto masa paraqesin kornizë të dinjitetshme dhe gjithpërfshirëse në mbështetje të qytetarëve. 


Sipas tij nga këto masa qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të përfitojnë për gjashtë muaj mbi 935 euro.

“Këto masa pra paraqesin një kornizë më të dinjitetshme dhe më gjithëpërfshirëse të mbështetjes së qytetarëve, duke përfshirë edhe sektorin privat që deri më tani nuk iu gëzua mbështetjes domethënëse nga na e shtetit. Me zbatimin e këtyre masave qytetarëve do tu ofrohej siguri për periudhën e ardhshme  dhe po ashtu përmes ngritjes së kërkesës së përgjithshme do të ndihmohej rritja e  gjallërimi i aktivitetit ekonomik i cili po shfaqet me tendencat e dobësimit”, u shpreh Mustafa.

Mustafa kërkoi nga  Qeveria e  Kosovës që karshi këtij inflacioni të ketë një përgjigje më serioze.

“Mënyra e se si qeveria e Kosovës i është përgjigjur kësaj krize më shumë do t’i përshtatej  një krize të njëhershme pasojat të e së cilit do të ishin të kufizuara brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe që do të ndikonte vetëm tek disa kategori të shoqërisë. Kjo krizë po prek secilin qytetar dhe për këtë arsye kërkon një përgjigje më serioze dhe më gjithëpërfshirëse. Qytetarët e Kosovës më shumë se kurdo herë se sa në dy dekadat e fundit kanë nevojë të ndjehen të sigurt në aspektin ekonomik. Sot ata kanë nevojë të dinë se a ka një plan për mbështetje më të qëndrueshme apo duhet të ndihen të mjaftuar me këto ndihma simbolike dhe të njëhershme që Qeveria e Kosovës po i ndan për disa kategori tek qytetarët”, tha Mustafa. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video