Mustafa për votimin e qeverisë së re: Një ditë e madhe për Kosovën

Mustafa për votimin e qeverisë së re: Një ditë e madhe për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ditën e sotme e quan “Një ditë e madhe për Kosovën”.

Përmes një statusi në FCB Mustafa ka uruar kryeministrin Hoti, partitë që e votuan atë dhe të gjithë qytetarët e vendit.

Mustafa po ashtu e ka quajtur njeri të urtë, të dijshëm dhe me tipare shkencore kryeministri e ri.

Ky është statusi i tij:

Një ditë e madhe për Kosovën.

Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.

Urime zotni Kryeministër!


Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!

Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!

Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.

Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkencore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.

Zotni Kryeministër,

Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM

 

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: