Mustafa për apelin gjerman dhe francez: Kurti bëri veprime të njëanshme

Mustafa për apelin gjerman dhe francez: Kurti bëri veprime të njëanshme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, reagoi pas apelit të ambasadorit gjerman dhe atij francez që të mos rrëzohet Qeveria e Kosovës, duke thënë se këtë situatë e ka krijuar Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindin VV-së për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kanë arritur. E për Mustafën, në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme.

“Jemi të vetëdijshëm edhe për këtë situatë të koronavirusit, por këtë e ka zgjedhur dhe e ka shkaktuar z. Kurti dhe jo LDK-ja në asnjë rast dhe me asnjë veprim.

Ministrat tanë do të bëjnë punën për aq sa u krijon hapësirë z. Kurti që ta përballojmë luftën me këtë virus”, shkroi Mustafa.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:


Bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi themelore për LDK-në dhe për Kosovën. Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmë brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.

LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme.

Jemi të vetëdijshëm edhe për këtë situatë të koronavirusit, por këtë e ka zgjedhur dhe e ka shkaktuar z. Kurti dhe jo LDK-ja në asnjë rast dhe me asnjë veprim.

Ministrat tanë do të bëjnë punën për aq sa u krijon hapësirë z. Kurti që ta përballojmë luftën me këtë virus.

Mocioni është një instrument demokratik. Ai tani, sipas Kushtetutës është në të drejtën e deputetëve që e kanë nënshkruar jo vetëm e atyre të LDK-së.

LDK siguron se mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me vendet e BE-së, si anëtare e familjes së PPE, për proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, dialogut si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.

Lexo edhe

error: