Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mustafa: Osmani nuk respektoi aktvendimin e Kushtetueses, s’meriton as një orë të jetë në Presidencë

Mustafa: Osmani nuk respektoi aktvendimin e Kushtetueses, s’meriton as një orë të jetë në Presidencë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nga ushtruesja e presidentes, Vjosa Osmani është pritur të mbrojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura, por në petkun e ushtrueses së detyrës së presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saja të reja partiake në VV.


Sipas Mustafës, adresimi i sontëm i Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

“Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë”, ka shkruar Mustafa.

Lexo edhe

Video

error: