Mustafa: Njësia speciale kërcënohet në veri kurse drejtuesit e institucioneve nuk janë në Kosovë

Mustafa: Njësia speciale kërcënohet në veri kurse drejtuesit e institucioneve nuk janë në Kosovë

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas situatës në veri, duke thënë presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari nuk mund të dërgojnë mesazhe nga New Yorku, Shkupi e Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë.


Mustafa ka shkruar në Facebook se kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.

“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme.  Në një situatë të tillë, Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video