Mustafa në përkrahje të marshit për ish-krerët e UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë përkrahjen edhe të ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se një manifestim i tillë meriton solidarizim dhe ka shtuar se luftëtarët e UÇK-së meritojnë drejtësi.

“Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj  që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi! Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Më 2 prill në Prishtinë organizohet “Marshi për drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ndaj në të cilëve një ditë më vonë do të fillojë gjykimi.

Ky manifestim organizohet nga platforma “Liria ka emër”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Aktakuza lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024