Mustafa: LDK nuk është fajtore për rrëzimin e qeverisë

Mustafa: LDK nuk është fajtore për rrëzimin e qeverisë

Kryetari LDK-së Isa Mustafa ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e meritojnë që për të të flitet me dyshim se po fsheh diçka për Kosovën.

Në një intervistë për RTK, Mustafa është shprehur se Kosova duhet të vazhdojë që SHBA-në ta konsiderojë si partner të fortë dhe të vazhdueshëm.

“Të mos dyshojmë në asnjë rast për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse nuk e meritojnë. Një mik i Kosovës, një aleat i përkushtuar i Kosovës nuk meriton në asnjë rast që të flitet për të me dyshim se po fshehët diçka në SHBA për Kosovën”, tha Mustafa.


Kryetari i LDK-së, ka thënë se Qeverinë e ka prishur Lëvizja Vetëvendosje dhe se për këtë nuk mund t`i hedhet faji LDK-së.

“Prishja e koalicionit erdhi nga Vetëvendosje për shkak se Kurti abstenoi nga përgjegjësitë në dialog, si dhe raporteve me SHBA-në”, ka thënë Mustafa.

Ai është shprehur se ministrat e LDK-së punuan mirë, por duke mos i harruar edhe ministrat e Vetëvendosjes, ku ka veçuar ministrin e Shëndetësisë.

Ai ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje, duke thënë se më mirë që nuk është vazhduar bashkëpunimi.

Lexo edhe

error: