Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mustafa: Kurti duhet të sillet si çdo qytetar i Kosovës dhe të zbatojë ligjin

Mustafa: Kurti duhet të sillet si çdo qytetar i Kosovës dhe të zbatojë ligjin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka kërkuar zbatimin e ligjit nga të gjithë kandidatët për deputetë që nuk janë certifikuar nga KQZ-ja për marrjen pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak se kanë kryer vepra të ndryshme penale në tri vjetët e fundit.

Pjesë e listës prej 47 deputetëve që nuk janë certifikuar është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ky i fundit ka kandiduar për parin e Qeverisë së re të vendit, por ai nuk është certifikuar pasi që në aktgjykimin e plotë të Kushtetueses për rrëzimin e Qeverisë Hoti thuhet se në zgjedhjet e reja nuk mund të marrin pjesë personat që kanë qenë të dënuar në tri vjetët e fundit.

Isa Mustafa në Debat të RTK-së ka thënë se ligji është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i kësaj të fundit duhet të pranohet.


Ai ka thënë se nuk mundet një person të jetë pjesë e listës nëse nuk është certifikuar nga KQZ-ja.

“Albin Kurti duhet të sillet si çdo qytetar i Kosovës dhe të zbatojë ligjin”, tha Mustafa.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të komentojë rezultatet e mundshme që mund të marrë LDK-ja më 14 shkurt, duke thënë se situatën në parti e kanë stabile, teksa kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër e ka quajtur si një zgjidhje optimale.

Mustafa ndërkaq thotë se nuk u beson sondazheve të fundit të cilat Lëvizjen Vetëvendosje e vendosin bindshëm në vendin e parë, duke thënë se janë qytetarët ata që do të përcaktojnë fituesin më 14 shkurt.

“Vetëvendosje po na kthen në një sistem që nuk ka asgjë të përbashkët me sistemin e përbashkët të tregut”, është shprehur ai.

Lexo edhe

Video

error: