Mustafa: Ishte një takim konsultativ për të diskutuar rreth seancës themeluese të Kuvendit

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa e ka quajtur vetëm takim konsultativ diskutimin e kryetarit Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të partisë.


Pas përfundimit të takimit, Mustafa para gazetarëve tha se ky takim nuk ka të bëjë as me formimin e kryesisë së partisë, por vetëm konsulta për seancën e konstituimit të legjislaturës së tetë më 22 mars.

“Ishte një takim konsultativ për të diskutuar procesi e seancës themeluese të Kuvendit. Ashtu siç ka deklaruar kryetari Abdixhiku të premten do të jetë në takim me Osmanin dhe Kurtin”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.