Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mustafa: Importi i produkteve bujqësore do të bie me ndryshimin e politikave zhvillimore në bujqësi

Mustafa: Importi i produkteve bujqësore do të bie me ndryshimin e politikave zhvillimore në bujqësi

Ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mustafa gjatë një takimi me fermerë në Suharekë ka thënë fermerëve në vend iu nevojiten politika zhvillimore dhe përkrahëse për zhvillimin dhe eksportin e produkteve të tyre në tregjet e Bashkimit Evropian.

Për këtë ministri në detyrë, Mustafa tha se të gjitha kërkesat e bujqve që janë në interes të përgjithshëm do të inkorporohen në programin zhvillimore të bujqësisë për vitin 2021.

“Kemi filluar vizitën e sotme në Prizren për të vazhduar pastaj në Dragash, Zhur dhe tash në Suharekë në “Seti farm”. Fermeri është një ndër fermerët më të mirë në vend. Po shohim edhe rezultatet e punës, por edhe pengesat që ka shkaktuar Covid-19. Ne patëm rastin të diskutojmë bashkërisht për pjesët e ndryshimeve që duhet ndodhin në politikat e bujqësisë gjatë këtij viti… Tanimë bujqësia ka arritur një stad të pëlqyeshëm të zhvillimit dhe duhet parë edhe format se si t’iu ndihmojmë këtyre fermerëve dhe blegtorëve se si të zvogëlojnë ose zëvendësojnë produktet e importuara në këtë sektor, natyrisht për të parë edhe mundësinë e rritjes së eksportit për të rritur edhe konkurrencën me rajonin ”, tha ai.


Pronari i fermës “Seti farm” në Suharekë Nisret Bajraktari theksoi me pandemia ka pasur ndikim negativ në fermën e tij bujqësore, por sipas tij, subvencionimi i dyfishtë sivjet për bujqit ka lehtësuar punën.

“Viti 2020 për shkak të pandemisë ishte i vështirë, por megjithatë duke iu falënderuar ministrisë, subvencionet janë rritur 100 për qind. Kështu që jemi të kënaqur”, tha Bajraktari.

Ministri Mustafa gjatë ditës ka vizituar edhe disa fermerë në Prizren, Zhur, Dragash ku pati rastin të shohë punën dhe kërkesat e tyre, që një ndër to ishte subvencionimi i kredive në bujqësi.

Lexo edhe

Video

error: