Mustafa: Gjobat gjatë pandemisë duhet të falen, atyre që i paguan tu rimbursohen

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vlerëson se ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në mungesë të guximit pa menduar dy herë po e refuzon faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë COVID-19. Madje nga ky subjekt politik opozitar po kërkohet falje e gjobave e barabartë për të gjithë dhe pa pasur nevojë për aplikim.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa  thotë se në këtë kohë kur tashmë situata pandemike është e qetë nuk kanë më efekt as gjobat.

Mustafa këtu ka përmendur edhe pagesën e 11 milionë eurove për energjinë e shpenzuar në veri të vendit.

“Kjo qeveri pa menduar dy herë paguan 11 milionë euro për energjinë e papaguar në katër komunat në veri  ndërsa po ashtu pa menduar dy herë  refuzon tu fal gjobat e COVID-it qytetarëve bë 34  komunat tjera të Kosovës. Natyrisht që ministria do të deklaroi se faturat në veri  janë falur nga Kuvendi e jo nga Qeveria, shpresoj që ministri në këtë seancë të mos tentoj të bëjë këso shakash të lezetshme. Në mungesë të guximit për të marr vetë vendime si ministër gjithnjë përgjegjësinë e ndajnë me kolektivin pra me kabinetin qeverisë, kësaj here në faljen e  borxheve ose pagesën e borxheve në veri as kolegët ministra nuk patën guximin ta ndajnë përgjegjësinë me të dhe insistuan që vendimi të merrej në Kuvend”, tha ai,


Deputeti i LDK-së po kërkon që falja e gjobave të jetë e barabartë për të gjitha kompanitë dhe qytetarët, madje thotë se ndaj atyre që kanë paguar gjobat ato tu rimbursohen.

“Në rrethana normale gjobat luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e rendit dhe ligjit duke siguruar që qytetarët ndërmarrin veprimet e duhura dhe evitojnë veprimet e gabuara në menaxhimin e pandemisë COVID-19, këtu ministër pajtohemi[…]por rrethanat e viteve 2020-21 nuk ishin dhe nuk janë normale[…]Prandaj në këto rrethana jo normale mendojmë që qeveria duhet sa më parë të gjejë fuqinë vendimmarrëse për të falur gjobat e bizneset dhe qytetarëve kosovar që iu shqiptuan gjatë vitit 2020-21, pavarësisht përbërjes  politike të qeverisë në ato momente. Kompanitë dhe qytetarët kanë nevojë ende për likuiditet shtesë, pra përkrahje nga qeveria  njëkohësisht nuk kanë nevojë të rëndohen  me kosto shtesë pra me gjoba tani më kur qeveria po deklaron se rastet me COVID-19 në Kosovë  po bie nga dita në ditë, që pandemia do jetë  e harruar brenda pak muajsh, edhe gjobat si vegël  e pandemisë më nuk ka kuptim e kur gjoba më nuk ka kuptim vetëm  falja e gjobave ka kuptim.  Falja e gjobave të kompanive dhe qytetarëve  gjatë pandemisë duhet të jetë automatike, pra pasur nevojë që kompanitë dhe qytetarët të aplikojnë sepse organe e shtetit i kanë të dhënat  se kujt i janë shqiptuar gjobat. Falja e gjobave duhet tu takoj të gjithë qytetarëve dhe kompanive në mënyrë dhe proces të barabartë duke siguruar që ato kompani dhe ata qytetar që veç i kanë paguar  këto gjoba të rimbursohen financiarisht”, tha Mustafa.

Mustafa madje ka ofruar edhe një zgjidhje se si të vihet deri tek falja e gjobave.

“Nëse nuk ke hapësirë buxhetore  për t’iu falur qytetarëve gjobat për COVID-19 sjelle në kuvendin Ligjin për Buxhet në rishikim dhe ne të ndihmojmë të gjesh  hapësirë buxhetore  që t’i lirosh qytetarët nga këto gjoba”, tha ai. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.