Mustafa flet për takimin me Ramën: Ishte një atmosferë miqësore

Mustafa flet për takimin me Ramën: Ishte një atmosferë miqësore

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherësh ish-kryetar i LDK-së, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka thënë për klankosova.tv, se ky takim mes krerëve të opozitës kosovare, erdhi pas një ftese në inaugurimin e një investimi në Durrës.

”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”.

Lidhur me natyrën e këtij takimi mes krerëve të opozitës, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai la të kuptojë se pati atmosferë të mirë.


”Takimi ishte joformal, në një atmosferë miqësore”. Ndërkaq i pyetur nëse është diskutuar për qasjen në dialog të palës kosovare, Mustafa u shpreh se ajo është temë e Qeverisë së Kosovës.

”Biseda ka qenë e lirë, për investime dhe zhvillim”, tha ai mes tjerash.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë kryetarin aktual të LDK-së Lumir Abdixhiku rreth arsyes se pse nuk ishte pjesë e takimit mes krerësh të opozitës të paktën meqë nuk figuronte në fotografi, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: