Mustafa: Do t’i përgjigjemi ftesës së Thaçit, vota kundër e Vjosës më ka prekur

Mustafa: Do t’i përgjigjemi ftesës së Thaçit, vota kundër e Vjosës më ka prekur

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, konfirmoi se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit Hashim Thaçi për konsultim në lidhje me situatën e re politike të krijuar.

“Patjetër që do të shkoj, ndoshta nuk do të shkoj unë por do të jenë përfaqësuesit e e LDK-së”, tha ai.


Në një intervistë në RTK, ai tha se ka mundësi të bëhet një qeveri e re, edhe pa Vetëvendosjen, por tha se nuk ka një marrëveshje të tillë me askënd dhe për një gjë të tillë paraprakisht do të diskutohet në organet e LDK-së.

Ndërsa, për votën kundër mocionit nga ana e kryeparlamentares Vjosa Osmani tha se ishte prekur pak, njëjtë si edhe për ato të dy deputetëve të tjerë.

Ai ka quajtur këto qëndrime kryeneçe dhe të paarsyeshme, por që do t’i zgjidhin brenda partisë.

Lexo edhe

error: