Mustafa: Deklarata e 2 korrikut, gur-themel i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës

Mustafa: Deklarata e 2 korrikut, gur-themel i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Deklarata e 2 korrikut 1990, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës dhe i hapi rrugë shkëputjes së Kosovës nga regjimi serb, dhe hapi rrugën e synimeve të popullit tonë për të drejtën natyrale për krijim të shtetit tonë.

Me rastin e 30-vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, i pari i LDK-së u shpreh  mirënjohës delegatëve të kohës për guximin dhe vendosmërinë që edhe në ato kohë të vështira me tytat e automatikut serb mbi krye, nuk u ndalën së kërkuari lirinë, e pavarësinë e vendit tonë.


“Deklarata e 2 korrikut të vitit 1990, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. Ajo i hapi rrugë shkëputjes së Kosovës nga regjimi serb, dhe hapi rrugën e synimeve të popullit të Kosovës për liri, barazi e më së shumti për të drejtën natyrale për krijim të shtetit tonë. Pas tre dekadash u jemi mirënjohës delegatëve të kohës për guximin dhe vendosmërinë që edhe në ato kohë të vështira me tytat e automatikut serb mbi krye, nuk u ndalen së kërkuari lirinë, e pavarësinë e vendit tonë. Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1999, është gur-themel i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, andaj duhet ta kujtojmë përherë si faqe të ndritur për shtetin tonë”, ka thënë Mustafa.

 

Lexo edhe

Video

error: