Mustafa-Barishiq diskutojnë për bashkëpunimin ndërshtetëror në bujqësi

Mustafa-Barishiq diskutojnë për bashkëpunimin ndërshtetëror në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, me të cilën ka diskutuar për projektet zhvillimore të ministrisë për këtë vit dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.


Me këtë rast ministri Mustafa tha se bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë të fokusohet edhe në shkëmbimin e përvojave bujqësore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit.

Ndërsa, ambasadorja Barishiq ka uruar ministrin Mustafa për detyrën e re dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

Lexo edhe

error: