Musliu-Shoshi: Vendimi për ambasadorët, skandaloz dhe i dëmshëm për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka quajtur skandaloze tërheqjen e 13 ambasadorëve nga misionet e tyre diplomatike.


Përmes një konference për medie, deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se përmes këtij veprimi rrezikojmë funksionimin e punëve të jashtme të vendit.

“Tërheqja e ambasadorëve në formë grupore paraqet një veprim skandaloz që vë në pikëpyetje raportet me shtetet. Rrezikojmë funksionimin e punëve të jashtme”, tha ajo.

Lexo edhe

Video