Musliu: Jarinja e 19 shkurtit 2008, sot mund të përsëritet
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një "proteste" dhe nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje.

Musliu ka shkruar në Facebook se Kosova nuk është vetëm për t'i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane.

“Kosova nuk është vetëm për t'i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen...Shqiptarët e dinë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve. Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet”, ka shkruar ai.

Përndryshe, grupe të esktremit të djathtë serb, të lidhur ngushë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kanë deklaruar se do të vijnë sot kinse për ta “çliruar” Jarinjën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024