Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Musliu: Albin po t’i bënte këto lëshime Hashim Thaçi do të ishim anëtarë të OKB-së

Musliu: Albin po t’i bënte këto lëshime Hashim Thaçi do të ishim anëtarë të OKB-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi. Madje ka thënë se i njëjti po bënë lëshime dhe kompromise të rrezikshme për një marrëveshje kalimtare.


Sipas saj, po t’i bënte këto lëshime ish-presidenti Hashim Thaçi, vendi tashmë do të ishte në OKB dhe do ta kishte njohjen e Serbisë, mirëpo nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Albin, po t’i bënte këto lëshime Hashim Thaçi, ne sot do të ishim anëtarë të OKB-së dhe do të kishim njohjen e Serbisë. Mirëpo ai nuk i bëri lëshimet që po i bënë ti. Ti po tregohesh i gatshëm me bërë kompromise jo të pakëndshme, por tejpërtej të rrezikshme vetëm për një marrëveshje kalimtare”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: