Murtezaj shpjegon masat e Qeverisë Kurti që prekin direkt ATK-në

Murtezaj shpjegon masat e Qeverisë Kurti që prekin direkt ATK-në

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj  ka mbajtur një tryezë diskutimi me përfaqësues të odave ekonomike për të diskutuar për aplikimin dhe implementimin e masave të reja për ringjallje ekonomike.

Derisa i shpjegoi katër masat e Qeverisë Kurti që e prekin direkt edhe ATK, Murtezaj tha se afati i fundit i implementimit të këtyre masave është qershori i vitit 2022.


“Qëllimi është që gjitha bizneseve t’iu përcjellët mesazhi që bizneset të jenë informuara për këto masa dhe të aplikojnë për përfitimin e tyre”, tha ai.

Këtë iniciativë e mirëpriten edhe nga përfaqësuesit e odave ekonomike.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha se ndihma ndaj bizneseve duhet të jetë e vazhdueshme.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.