Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open
Lexohet për: 2 min.
8-Murray
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga “BBC”, Andy Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open këtë muaj.

Kampionit të trefishtë të Grand Slamit i është dhënë një dritë e gjelbër për turneun në Zvicër, i cili fillon më 18 maj, raporton KosovaPress.

Britaniku 36-vjeçar, i cili pritet të pensionohet këtë sezon, ka munguar për një kohë të konsiderueshme për shkak të këputjes së ligamenteve të kyçit të këmbës në Miami Open.

Murray zgjodhi të mos bëjë një operacion për dëmtimin për të reduktuar kohën e rikuperimit me shpresat për të luajtur në French Open dhe Wimbledon, si dhe në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë.

Skocezi, i cili mbush 37 vjeç në maj, tha më parë se nuk planifikon të luajë shumë gjatë kësaj vere, por dëshiron të garojë në një tjetër Olimpiadë përpara se të pensionohet.

French Open fillon më 26 maj dhe Wimbledon, ku Murray është dy herë kampion, fillon më 1 korrik, ndërsa Lojërat Olimpike zhvillohen nga 26 korriku.

US Open është turneu i fundit Grand Slam i sezonit dhe fillon më 26 gusht në New York.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025