Muriqi kërkon golin e radhës, përballë ka Atletico Madridin

Muriqi kërkon golin e radhës, përballë ka Atletico Madridin

Sonte me fillim nga ora 21:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Mallorcas dhe Atletico Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 14 të La Ligas.

Ylli kosovar dhe sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi do të synojë sot që të vazhdojë formën fantastike në të cilën po kalon, dhe të kërkojë me çdo kusht golin e radhës në kampionatin spanjoll.

 Në xhiron e fundit të zhvilluar, Mallorca e mposhti Villarrealin si mysafire me rezultat solid 2:0, ku Muriqi ishte protagonist me një gol dhe një asistim, raporton KosovaPress.


Në anën tjetër, Atletico Madridi nuk arriti të arkëtoj më shumë se një pikë në ndeshjen e fundit, pasi që barazoi 1:1 me skuadrën e Espanyolit.

Momentalisht, Mallorca gjendet në vendin e 12 në La Liga në kuotën e 16 pikëve, tetë sosh më pak se Atletico Madridi që zë vendin e katërt në tabelë.

Muriqi pritet ta udhëheqë sulmin e sotëm të Mallorcas, dhe në rast se arrin t’i shënojë edhe Atletico Madridit, sulmuesi kosovar do të ngjitej në kuotën e tetë golave në La Liga.

Lexo edhe

Video