Gol ndaj Celta Vigos, Gironas, Mallorcas dhe sot ndaj Rayo Vallecanos për yllin kosovar, Vedat Muriqi i cili po shkëlqen në La Liga.
Vedat Muriqi ka shënuar sot golin e katërt personal në La Liga, ku e barazoi rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, raporton KosovaPress.
Vallecano ishte në epërsi prej 1:0, derisa Muriqi shënoi në minutën e 44’ për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Golin e gjeni më poshtë.