Murati-Yamanaka: Kosova ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Japoninë në ekonomi

Murati-Yamanaka: Kosova ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Japoninë në ekonomi

Ministri i Financave Hekuran Murati ka pritur sot në një takim njoftues të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën Japoneze, Keisuke Yamanaka me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët.

Murati ka falënderuar Yamanaka për mbështetjen e deritanishme të shtetit japonez, duke theksuar se Japonia ka qenë gjithmonë një përkrahëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.


Tutje, ministri ka potencuar se Kosova ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Japoninë në sferën e ekonomisë, duke i dhënë theks të veçantë investimeve japoneze. Në këtë kontekst, ai ka përmendur moshën e re të popullsisë dhe fuqinë punëtore të kualifikuar që e karakterizon tregun e punës në Kosovë.

Ndërsa, përfaqësuesi i Japonisë Yamanaka e falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit, si në ndarjen e praktikave më të mira ashtu edhe në projekte konkrete në fushën e ekonomisë.

Lexo edhe

Video