Murati tregon se ku do të merren paratë për subvencionimin e rrymës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se 75 milionë eurot për subvencionim të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset do të merret nga hapësirat (kontigjenca) që i kanë lënë në hartimin e buxhetit për vitit 2022.

Në një konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Murati foli edhe për qëndrimin e ZRrE-së që në veri të vendit mos të ngritet çmimi i energjisë elektrike.


“Jemi duke punuar që problemet që s’kanë gjetur zgjidhje 20 vitet e fundit të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë”, tha ai.

Ndërsa, ministrja  e Drejtësisë, Albulena Haxhiu foli për miratimin e strategjisë për dhunën në familje.

“Strategjia adreson parandalimin dhe identifikimin e dhunën në familje. Kjo strategji nuk duhet ta ketë fatin e strategjive të tjera që kanë mbetur në sirtarë. Ne do të bejmë monitorimin e zbatimit të saj dhe besojmë se do të ketë ndryshime për së mbari”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Murati tregon se ku do të merren paratë për subvencionimin e rrymësQeveria planifikon 75 milionë euro për subvencionim të energjisë për qytetarët dhe bizneset​Qeveria thellon bashkëpunimin me Shqipërinë dhe mbulon sërish polisat kufitare për mërgatën​Kurti: Suksesi në luftimin e korrupsionit të reflektohet pozitivisht në vendimet e Brukselit për KosovënBalje ironizon me ZRrE-në: A ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të rrymës​Kryesuesi i bordit të ZRRE-së arsyeton propozimin: Në veri nuk do të ketë shtrenjtim të rrymësVV nuk do ta votojë rekomandimin e opozitës për refuzimin e raportit të ZRrE-së për shtrenjtimin rrymës​Fejzullahu: KEDS-i ia ka borxh 50 deri 60 milionë euro KEK-utZRrE e pranon që komunat në veri të Mitrovicës nuk janë përfshirë në rritjen e tarifave të energjisëShtrenjtimi i rrymës për kategoritë mbi 600 kWH, Shala: Nuk ka bazë ligjore​Kurti për tarifat e reja të energjisë elektrike: Shumë shpejt do të dërgojmë komentet në ZRrE […]

Komentet janë të mbyllura.