Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh sot se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti njëherë e përgjithmonë e rregullon çështjen e skemës pensionale. Sipas tij, projektligji në fjalë heq padrejtësinë, me të cilët janë ballafaquar punëtorët që në vitet e 90’ta që janë larguar nga punë në mënyrë të dhunshme.
Ai tha se plotësim-ndryshimi i këtij projektligji ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve e deputetëve opozitarë, por edhe premtim i tyre elektoral.
Ministri Murati u shpreh po ashtu se impakti financiar vjetor me këtë projektligj parashihet të jetë diku 60 milionë euro, por që nga ky projektligj do të përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë./B.Ibishi
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.