Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se opozita është aq e dëshmuar sa janë të gatshëm të gënjejnë publikisht për çështje të ndryshme lidhur me zhvillimin ekonomik.
Murati para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, tha se duhet të kenë informata ndaj fushatës së opozitës.
Sipas tij, anëtarët e LVV-së duket mos të bien pre e dezinformatave për zhvillimin ekonomik ku mund të marrin informatave nga organizatat ndërkombëtare.
“Ne kemi arritur që përmes mirmenaxhimit të buxhetit, pra duke i ndal hajninë, e kjo nëse iu kujtohet në fushatën e vitit 2019 dhe 2021 ka qenë njëra prej kërkesave, krejt çka na kanë thënë është aman ndaleni hajnin dhe ishalla arrini me sjellë në zero. Kjo ka qen pritja, por ne megjithatë jemi tash ku jemi me një buxhet të rritur të cilin e shfrytëzojmë për rishpërndarje dhe për t’i mbështet të gjithë qytetarët e jo vetëm disa , jemi në një Kosovë që e ka sovranitetin në tërë territorin e vendit, edhe në pjesën veriore që u tha që askush nuk e ka prit më herët e lere më opozita me premtu dhe jemi në një situatë ku kemi lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha ai.