Murati i kërkon falje të gjithë luftëtarëve të UÇK-së për gjuhën e përdorur

Murati i kërkon falje të gjithë luftëtarëve të UÇK-së për gjuhën e përdorur

Ministri i Financave, Hekuran Murati pas reagimeve të shumta lidhur me komentet e më hershme të tij ndaj ushtarëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive.

Murati ka shkruar në Facebook se i përulet sakrificës së secilit dëshmorë e kontributit të secilit ushtarë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Ky është qëndrimi im”, ka shkruar ai, duke shtuar se shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive.

“Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

Lexo edhe

Video