Murati flet për ngecjet në realizimin e projekteve dhe për përplasjen me Eman Rrahmanin
Biznes
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se arsyeja pse nuk po realizohen projektet e reja kapitale të parapara për tremujorin e parë të këtij viti, janë procedurat që nuk po mund të zhvillohen me kohë. Shkak i kësaj sipas tij, është procedurat tenderuese dhe kontratat.

Ministri Murati ka folur pas mbledhjes së Komisionit edhe për debatin që ndodhi me deputetin e kësaj partie, Eman Rrahmani gjatë prezantimit të raportit vjetor financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.  në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndërkaq sa i përket realizimit të projekteve ekzistuese, ai tha se këtu ka të bëjë me kushtet e kohës, që shpeshherë po e pamundësojnë realizimin e projekteve.

"Për vitin 2023, tremujorin e parë në përgjithësi, për projektet e reja nuk mund të zhvillohen procedurat, sepse deri të behet tenderi, nënshkruhet kontrata, shkon tremujori parë. Për projektet ekzistuese rëndom, sidomos ato infrastrukturore, çështja ka të bëjë me kushtet e kohës, ambientale, të cilat shpeshherë pamundësojnë që të kryhen punët në tremujorin e parë tha Murati.

I pyetur nëse ka për qarje brenda LVV-së pas debatit që ndodhi të hënën me deputetin e kësaj partie, Eman Rrahmani në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka mohuar një gjë të tillë.

https://kosovapress.com/admin/kalon-propozimi-i-rrahmanit-per-pagen-minimale-deri-ne-500-euro-se-pranon-ministri-murati/

Ai tha se nuk ishte një debat, ishte një deklarim nga vet deputeti për punën e asistentëve e këshilltarëve.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, pati përplase ndërmjet deputetit nga LVV, Eman Rrahmani dhe ministrit të Financave, i cili akuzoi ministrin Murati për fjalë të pavërteta

Mes tjerash, Murati pas mbledhjes së Komisionit foli edhe për të hyrat vetanake të komunave. Ai tha se në mbledhje e radhës të Qeverisë do ta procedojnë projektligjin e ndryshuar dhe të plotësuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Këto komente, Murati bëri pas raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me shqyrtimin e  raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022./E. Krasniqi/

https://kosovapress.com/admin/opozita-e-quan-muratin-abuzues-me-buxhetin-ministri-krenohet-me-punen-e-tij/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024