Murati flet për ‘kërcënimin’ e komunave dhe çmimet e naftës: Lojë e Asociacionit
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lojë dhe hipokrizi e Asociacionit të Komunave e ka vlerësuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kërcënimin që këto institucione lokale ia bënë ekzekutivit me dërgimin e Ligjit për tatimin në pronë në Gjykatë Kushtetuese.

Asociacioni i Komunave gjatë ditës ka njoftuar se komunat pritet ta dërgojnë këtë ligj në Kushtetuese me arsyetimin se si pasojë e tij, kryesisht për faljen deri të 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët, do të humbin shuma të mëdha të mjeteve.

Ndërsa, ministri Murati pas mbledhjes së Qeverisë, theksoi se ligji ka hyrë në fuqi dhe nuk mund të bllokohet.

Murati ka folur edhe për çmimet e larta të karburanteve në vend, i cili bëri të ditur se çmimi aktual i naftës së importuar është 1.31 euro për litër, që sipas tij Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka vendosur për caktimin e marazhave maksimale për naftëtarët.

“Kjo është vetëm një lojë e disa prej komunave në këtë rast edhe e Asociacionit të Komunave që në njërën anë pretendojnë se kanë hallin e qytetarëve dhe kërkojnë të ulet barra për qytetarin dhe kur qeveria bën një hap të tillë ata e kundërshtojnë. Prandaj, kjo duket absurde edhe dërgimi në Kushtetuese”, theksoi Murati.

https://kosovapress.com/admin/komunat-do-ta-dergojne-ligjin-per-tatimin-ne-pronen-e-paluajtshme-ne-kushtetuese/

Sa i përket çështjes së çmimit të naftës, Murati ka thënë se ka mënyra se si rregullohet kjo çështje në kuadër të kushteve të tregut që ekziston liria e vendosjes së çmimeve.

“Ligji për naftën parasheh që në kushtet e çrregullimit të tregut mund të përcaktohen edhe marzha apo çmime tavan. Sa i përket çmimit të importit, çmimi aktual që është duke hyrë është 1.31  euro përfshirë edhe taksat”, tha Murati.

Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.

Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur këto ditë në vendin tonë. Aktulisht në tregun e Kosovës një litër naftë ka arrit deri në 1.50 euro.

Ndërkaq, vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës duket se “nuk po ia lë shenjë” për uljen e çmimeve.

https://kosovapress.com/admin/nje-liter-nafte-arrin-deri-1-50-euro-vendimi-i-mint-it-nuk-ia-le-shenje-uljes-se-cmimeve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024