Murati e Hoti debatojnë në rrjete sociale për privatizimet e terminaleve doganore

Murati e Hoti debatojnë në rrjete sociale për privatizimet e terminaleve doganore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj shkrimit të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kishe shkruar se shtetëzimi i terminaleve doganore ka bërë që shpenzimet e tyre të paguhen nga qytetarët përmes taksave.

Hoti ka thënë se me 9.1 milionë euro të ndara për terminalet doganore, do të ndërtoheshin 20 çerdhe për fëmijë.

“Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje. Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet! Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe. Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf. U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna”, ka shkruar Murati.


Nga ana tjetër ish kryeministri Hoti në rrjetin social Facebook ka shkruar:

“Këta majtistë që po qeverisin i shtetëzuan terminalet doganore. Por tani shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave.

Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve.

Me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë.

Lexo edhe

Video