Murati: Borxhet dhe ndëshkimet nuk mund t’i falim, shteti mbahet nga tatimpaguesit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati ka thënë se ministria që ai drejton nuk e ka në kompetencë faljen e gjobave të shqiptuara ndaj bizneseve për shkak që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Ai thotë se gjobat e shqiptuara nuk mund të falen, pasi shteti nuk mbahet duke falur ndëshkimet.

Ministri i Financave deklaroi se falja e gjobave krijon anarki dhe kaos, për çka nuk është e interesuar qeverisja aktuale.

“Gjobat që janë shpërndarë nga inspektorati e ato që nuk kanë të bëjnë fare me ministrin e Financave sepse ato gjoba janë rregulluar nga ligji i cili është miratuar në këtë  Kuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Më saktësisht kemi të bëjmë me kapitullin e pestë masat ndëshkimore janë nenet 2324’2526’27 të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovë. Nuk është kompetencë e Ministrisë së Financave as të shqiptohen këto gjoba e as të falen, madje nuk është as e qeverisë sepse janë gjoba të parapara me ligj. Tash çështja se a duhet të falen borxhet, çka mund të flas është për ATK, borxhet tatimore por mund të jap mendimin tim dhe qeverisë lidhur edhe me pjesën e  gjobave të tjera. A duhet të falen apo jo gjobat janë për një arsye parashihen me ligj për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, nëse nuk ekziston ky mekanizëm dhe hiqet ky mekanizëm krijohet anarki dhe kaos tash unë e kuptoj që praktikat qeverisëse në të kaluarën nuk e kanë pasur këtë problem e krijimit të anarkisë dhe kaosit por për ne qeverinë ligjshmëria, rendi, ligji zbatimi i ligjit është prioritet nuk ka përjashtime nga ligji. Nëse flasim për ATK ta zëmë janë kryesisht dy lloj tatimesh për të cilat kanë obligime, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi në fitim”, theksoi ai.


Murati thotë se kjo interpelanca e thirrur nga grupi parlamentar i AAK-së, është vetëm sa për të nxitur simpati për të fituar ndonjë votues aty-këtu.

Ministri i Financave shtoi se nga tatimpaguesit e rregullt sigurohen pagat e mjekëve, pensionistëve dhe vetë deputetëve.

“Në këtë interpelancë kemi të bëjmë më tepër me një kërkesë që as vetë parashtruesi i interpelancës nuk e ka të qartë se çka po kërkon por synimi është tjetër ku, shpresa për të nxitur ndonjë simpati tek ndonjë votues aty-këtu edhe me u thirr se ja na po përkujdesemi për ata që paskan borxhe. Problemi tjetër është pra çka nëse do të faleshin kemi pasur në të kaluarën, ka qenë një ligj për falej të borxheve dhe e kemi parë që lërë që nuk e ka rritur efektivitetin  përkundrazi e ka krijuar një bindje që tash çdo kush mundet mos me pagua tatimin sepse herët a vonë ato tatime falen. Del një grup parlamentar si sot që kemi me kërkesë dhe po u falkan  borxhet. Borxhet nuk mund t’i falim me falje të  borxheve dhe të ndëshkimeve nuk mbahet shteti mbahet me tatim, shteti mbahet prej atyre tatimpaguesve që i paguajnë me rregull edhe kur kanë pasur vështirësi çdo muaj para datën 15 kanë bërë deklarimin dhe kanë bërë pagesën që obligohen shtetit”, tha Murati.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka ftuar sot në interpelancë  ministrin e Financave, të Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: