Reagimi i Edon Zhegrovës në rrjetet sociale ku hodhi akuza për parregullsi brenda Federatës së Futbollit të Kosovës është pasuar me reagime të shumtë në opinionin sportdashës, disa në përkrahje të tij, e disa të tjerë kundër.
Zhegrova nuk ishte pjesë e Kosovës në fitoren 1:0 kundër Izraelit në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024, pasi skuadra e tij, Lille nuk e liroi për shkak se kishte ndeshje në kampionat, raporton KosovaPress.
Tani, në përkrahje të Zhegrovës ka dalë edhe trajneri Ismet Munishi.
“Eh vakt o vakt…ku dhe me kë po jetojmë…Të jesh vetvetja në një botë që në vazhdimësi përpiqet të shndërrojë në dikë tjetër, është arritja më e madhe… Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm Edon Zhegrova”, shkroi Munishi.