Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Mungon mbrojtja e të akuzuarit për vrasjen e Kujtim Veselit, shtyhet seanca

Mungon mbrojtja e të akuzuarit për vrasjen e Kujtim Veselit, shtyhet seanca

Seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit është shtyrë për datën 11 mars. Në mungesë të mbrojtësit të akuzuarit, Sefedin Osmani kjo seancë e paraparë për sot është shtyrë për disa ditë më vonë. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 25 vjet burgim, por që kërkesa e familjes është të rritet masa e burgimit në 35 vjet. Madje, familja e të miturit vazhdon të ketë tri kërkesa, por që për asnjërën nuk kanë marrë përgjigje.

Avokatja e familjes së Veselit të vrarë në korrik të vitit 2019, Rina Kika tha se mbrojtja e të akuzuarit ka munguar sot në këtë seancë. Sipas saj, Kodi Penal i Kosovës e lejon këtë masë burgimi të kërkuar nga ajo dhe familja që mbron.

“Sot ka pasur të mbahet seanca, mirëpo është shtyrë për datën 11 mars, në orën 10:15, meqë mbrojtësi i të akuzuarit nuk ka qenë i pranishëm. Vrasja dhe dhunimi seksual i Kujtimit i përsëritur nuk do të ndodhte po të mos ishte neglizhenca e skajshme e shtetit, përkatësisht zyrtarëve policorë dhe prokurorëve që e kanë pasur rastin në dorë. Kur në fakt Sefedin Osmani e ka pranuar në stacion policor që e ka dhunuar seksualisht Kujtimin dhe nuk ndaluar, arrestuar, paraburgosur as nga PK as nga prokuroria”, ka njoftuar Kika.

Fushata “Drejtësi për Kujtimin” ka tri kërkesa, për çka mbrojtja e familjes së të miturit tha se ndaj policisë dhe prokurorisë kanë kërkuar kërkim-faljen për neglizhencën e rastit.



“Kemi kërkuar që të ketë një hetim të pavarur ndaj policëve dhe prokurorëve që e kanë pasur rastin në kompetencë. Dhe kemi kërkuar po ashtu që të ketë një kompensim për familjen e Kujtimit për dëmin që iu është shkaktuar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj Kujtimit. Mirëpo ne nuk kemi marrë përgjigje pozitive nga asnjëra nga kërkesat tona. Gjatë këtij viti do të angazhohemi me disa veprime konkrete ligjore për të kërkuar drejtësi për Kujtimin”,
ka shtuar ajo.

Gjykata Themelore në Prishtinë në tetor të vitit të kaluar ka shpallur aktgjykimin me të cilin ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit.

Në bazë të kësaj ankese, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet. 11 vjeçari që i takonte komunitetit ashkali, u gjet i vdekur poshtë shkallëve të një objekti banimi nëFushë Kosovë, më 11 korrik të vitit 2019.

Sipas Gjykatës, Osmani e kishte detyruar atë që të kryente akt seksual, ku pastaj e kishte vrarë dhe goditur me mjet të fortë.

Lexo edhe

Video

error: