Muminoviq e nis me fitore në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, siguron çerekfinalen

Muminoviq e nis me fitore në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, siguron çerekfinalen

Momentalisht, sporti i xhudos është duke zhvilluar garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku Kosova po përfaqësohet nga xhudistet Erza Muminoviq, Flaka Loxha dhe e arta Olimpike, Distria Krasniqi.


E para nga ekipi kosovar i xhudos luftoi Erza Muminoviq, e cila në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë u përball me xhudisten turke, Gulkader Senturk, përcjell KosovaPress.

Pas një lufte e cila zgjati për më shumë se 10 minuta, Muminoviq mposhti Senturk me Ippon, kështu edhe duke siguruar çerekfinalen në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Lexo edhe

Video