Mullinjtë në vend pritet të pezullojnë prodhimin e miellit

Mullinjtë në vend pritet të pezullojnë prodhimin e miellit

Shoqata e Mullisëve të Kosovës thekson se duke marrë parasysh se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike më datë 30 mars, ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë 01/15, 19 tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin 01/06 të 25 marsit 2020, nuk pajtohet me vendimin e ministres për pezullimin e vendimit.


Kjo shoqatë, me anë të një reagimi publik potencon se me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve serbë dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkon nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari, që urgjentisht të anulojë vendimin sipërpërmendur.

Prodhuesit e miellit kanë paralajmëruar se nga data 1 prill do të ndalin prodhimin deri në anulimin e këtij vendimi.

Lexo edhe

error: