Muller: T’i tregojmë sonte Lewandowskit se gaboi që u largua

Muller: T’i tregojmë sonte Lewandowskit se gaboi që u largua

Robert Lewandowski do të rikthehet sonte në stadiumin “Alianz Arena”, aty ku do të ballafaqohet për herë të parë me ish-skuadrën e tij, të cilën e braktisi javë më parë për t’iu bashkuar Barcelonës.

Këto dy skuadra sonte ndeshen në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve dhe do të luftojnë për të marrë primatin në këtë grup ku bëjnë pjesë edhe Interit dhe Victoria Plzen.

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri te kjo sfidë, sulmuesi i Bayernit, Thomas Muller ja paralajmëruar polakun se në “Allianz Arena” po e pret një luftë e vërtetë.


 “Robert Lewandowski është një lojtar i madh, por shpresoj t’i tregojmë atij sot se ai bëri një gabim që u largua nga Bayern Munich”, ka thënë Muller.

Ndeshja ndërmjet Bayernit dhe Barcelonës do të zhvillohet me fillim nga ora 21. Të dy skuadrat kanë nga tre pikë në Grupin C.

Ndryshe, Lewandowski luajti për tetë vite te Bayerni, nga 2014 deri më 2022.

Lexo edhe

Video