Muja falënderon Dritën: Uroj të ju bëjë krenar gjithmonë

Muja falënderon Dritën: Uroj të ju bëjë krenar gjithmonë

Skuadra belge, Royal Antwerp, bëri zyrtare sot transferimin e sulmuesit kosovar, Arbnor Muja, nga skuadra e Dritës.

Muja i bashkohet Antwerpit në një kontratë tre vjeçare me opsionin për ta rinovuar edhe për një sezon, dhe do ta bartë numrin 11 në fanellën e tij, përcjell KosovaPress.

Tani, pas largimit nga Drita, Muja ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook” duke falënderuar skuadrën, ndërsa tha se është emocion i madh që ta realizoj ëndrrën e tij me ndihmën e klubit gjilanas.

“Faleminderit familja e madhe FC DRITA!


Është emocion i madh të shkruash për një ndarje, emocion akoma më i madh është kur nga ky klub po realizoj një ëndërr që shpresoj ta jetësoj deri në fund të karrierës time. Për rrugëtimin tim deri këtu dua të falënderoj gjithë ata që më kanë mbështetur, klubin FC Drita, presidentin e drejtuesit e klubit, trajnerin Ardijan Nuhiji, stafin e trajnerëve dhe stafin mjekësor, bashkëlojtarët dhe të gjithë punëtorët e tjerë të klubit”, shkruante Muja.

Po ashtu, sulmuesi kosovar falënderoi edhe tifo-grupin “Intelektualët”, për të cilët tha se nga sot kanë një anëtarë të ri në mesin e tyre.

“Gjithashtu dua të falënderoj ata që më kanë dhënë zemër gjithmonë në fushë, INTELEKTUALËT, faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë, nga sot keni dhe një anëtar të ri në mesin tuaj, gjithmonë do jem përkrahës i Dritës”, tha Muja.

Postimin e plotë të Mujës në “Facebook” e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video