Muhamet Krasniqi pëson sulm kardiak, i vendosen stenda

Muhamet Krasniqi pëson sulm kardiak, i vendosen stenda

Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, sot ka pasur një sulm kardiak në burg, por fatmirësisht është mirë me shëndet, ka bërë të ditur vëllai i tij Dardan Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se komandant Malishevës iu kanë vendosur stendat në spitalin e Shkupit.


“Sot në orët e hershme të mëngjesit, vëllai ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, personelit të burgut, personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit – përmes ndërhyrjes së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në repartin intensivë në Shkup ku i janë vendosur stendat!

Më këtë rast në emër të familjes sonë falënderoj të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe ambasadën tonë në Shkup, shokët e miqtë që gjatë gjithë ditës u kujdesën dhe na qëndruan pranë në Shkup! Faleminderit”, shkruan Dardan Krasniqi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.