Mudryk: Nuk jam në dijeni që kam përdorur ndonjë substancë të ndaluar
Sport
Lexohet për: 1 min.
Mudryk
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mykhailo Mudryk është zotuar të provojë pafajësinë e tij pasi doli pozitiv për një substancë të ndaluar. Chelsea konfirmoi të martën se Mudryk ka dështuar në një test droge pas një "gjetjeje negative në një test rutinë të urinës".

Por reprezentuesi ukrainas mohon se ka përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar.

“Mund të konfirmoj se jam njoftuar se një mostër që i kam dhënë federatës përmban një substancë të ndaluar”. Kjo ka ardhur si një tronditje e plotë për mua pasi që me vetëdije nuk kam përdorur ndonjë substancë të ndaluar ose thyer ndonjë rregull, unë jam duke punuar ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo. Unë e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe kështu kam shpresë se së shpejti do të rikthehem në fushë”, ka thënë Mudryk.

Raportet thonë se Mudryk është ende duke pritur për rezultatin e një kampioni B, por nëse konfirmohen gjetjet, atëherë 23-vjeçari mund të përballet me një ndalim të gjatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025