Muçostepa: Shumë i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët mes WB6

Muçostepa: Shumë i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët mes WB6

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Ines Muçostepa deklaron se Kosova do të duhej të kishte pjesëmarrje më të madhe në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit që po mbahet në Tiranë.

Sipas saj, krijimi i një tregu të përbashkët mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe se duhet të largohen barrierat e shkëmbimeve tregtare.

Ajo për KosovaPress thekson se panairi i biznesit në Tiranë i organizuar nga Klik Ekspo Group, është më i rëndësishmi edhe në Ballkan.

“Jemi si iniciativë e Ballkanit Perëndimor (Western Ballkans), e mbështetur kjo nga Bashkimi Evropian. Krijimi i një tregu të përbashkët është shumë i rëndësishëm, kemi një punë shumë të madhe për të eliminuar barriera që bizneset tona hasin në të bërit tregti në tregun e rajonit. Dhe kjo është një sfidë e madhe për të cilën ne po punojmë çdo ditë. Por njëkohësisht duhet të punojmë fort edhe për ofruar bizneset e rajonit me njëra tjetrën dhe për të arritur që bizneset e rajonit të jenë konkurruese me atë që presin lidhur me tregun e Bashkimit Evropian”, thotë ajo.

Me tregun e përbashkët, Muçostepa thekson se vendet do të jenë më të forta për mundësi të tregtimit të lirë.

“Kanë qenë të regjistruara së paku me sektorin e agro-përpunimit 31 kompani qe vijnë nga të gjashtë vendet. U bë një formë shorti, u përzgjodhën në bazë të kritereve të caktuara dhe për to ne kemi tre ditë intensive të krijimit të B2B te ndryshme me rrjetet më të fuqishme të shpërndarjes, të furnizimit. Në mënyrë që të gjithë produktet e gjashtë vendeve të qarkullojnë tek super-marketet e mëdha të po gjashtë vendeve. Dhe në këtë rast dhe njerëzit të njihen me shijet tona, që janë të ngjashme”, shton ajo.


Kryetarja e Dhomave të Tregtisë flet edhe për pjesëmarrjes e bizneseve nga Kosova në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës.

“Vitin tjetër do të doja shumë që të ketë më shumë stenda nga Kosova dhe të ishin akoma më shumë biznese nga Kosova. Ne jemi duke punuar fort që edhe bizneset tona të kenë sa më pak barriera në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve”, shprehet ajo.

Edicioni i 27-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës përcillet me sloganin “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë”.

Për këtë kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë thotë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të janë pjesë e këtij procesi.

“Në gjitha proceset ne gjithmonë kemi kërkuar që të jemi gjashta vendet si pjesë e këtij procesi të nisur që me Procesin e Berlinit. Të gjithë bashkë jemi të bindur që mund të bëjmë diçka më të madhe për Ballkanin tonë të vogël”, thekson ajo.

Panairi Ndërkombëtar i Biznesit është hapur të mërkurën në mbrëmje, ndërkaq do të mbyllet nesër.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare janë sponsor medial i këtij panairi. Të dy këto me stendat e tyre janë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit. /Sh.Pajaziti

Lexo edhe

Video

4 Comments

  • […] Muçostepa: Shumë i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët mes WB6 ​Posta Shqiptare pjesë e Panarit të Tiranës, drejtori Bushati flet për mundësitë e bashkëpunimit edhe me Kosovën Panairi Ndërkombëtar i Biznesit në Tiranë, Muhametaj: Vitin e ardhshëm synojmë ta organizojmë bashkë me Kosovën ​KosovaPress merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit në Tiranë Panairi “Klik Ekspo Group”, ekspozohen produktet e bizneseve rajonale Në Tiranë hapet panairi ndërkombëtar i biznesit “Klik Ekspo Group” Krasniqi: Kemi nevojë për fuqizim të infrastrukturës ligjore dhe mbrojtjen e bizneseve tona Hajdinaga: Kosova ka ndikuar në ringjalljen e sektorit të turizmit në Ulqin […]

  • […] Muçostepa: Shumë i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët mes WB6 ​Posta Shqiptare pjesë e Panarit të Tiranës, drejtori Bushati flet për mundësitë e bashkëpunimit edhe me Kosovën Panairi Ndërkombëtar i Biznesit në Tiranë, Muhametaj: Vitin e ardhshëm synojmë ta organizojmë bashkë me Kosovën Panairi “Klik Ekspo Group”, ekspozohen produktet e bizneseve rajonale Në Tiranë hapet panairi ndërkombëtar i biznesit “Klik Ekspo Group” Krasniqi: Kemi nevojë për fuqizim të infrastrukturës ligjore dhe mbrojtjen e bizneseve tona Hajdinaga: Kosova ka ndikuar në ringjalljen e sektorit të turizmit në Ulqin […]

  • […] “Gener2” merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, prezanton tri projektet Muçostepa: Shumë i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët mes WB6 ​Posta Shqiptare pjesë e Panarit të Tiranës, drejtori Bushati flet për mundësitë e […]

  • […] “Gener2” merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, prezanton tri projektet Muçostepa: Shumë i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët mes WB6 ​Posta Shqiptare pjesë e Panarit të Tiranës, drejtori Bushati flet për mundësitë e […]

Komentet janë të mbyllura.