MSh: Vaksinimi, mënyra e thjeshtë e parandalimin të infeksioneve

MSh: Vaksinimi, mënyra e thjeshtë e parandalimin të infeksioneve

Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.


Kështu thuhet në një postim të Ministrisë së Shëndetsisë, ku bëhet apel për vaksinim, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

“Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal. Një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal. Mbroni veten dhe familjen tuaj”, thuhet në postimin e MSh-së.

Lexo edhe

Video