MSH thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19

MSH thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve të vendit se vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë të bëhet edhe të shtunën dhe të dielën, në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.

Në një komunikatë për media u bëhet thirrje qytetarëve që të caktojnë termin për marrje të vaksinës, pasi që ka mjaft terminë të lira, përfshirë edhe ditët e fundjavës në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Sipas vendimeve të mëhershme të MSH-së, në Kosovë mund të vaksinohen personat e moshës mbi 16-vjeç si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçe me indikacione mjekësore, këta të fundit me vaksinën Pfizer-BioNTech.


Duke u bërë thirrje që krahas vaksinimit të zbatohen masat në fuqi kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë rithekson rëndësinë e vaksinimit si mënyrën më efikase për të parandaluar përhapjen e mëtejme të pandemisë dhe për të evituar shtrimet e qytetarëve të tjerë në spitale nga format e rënda COVID-19 dhe për të ulur numrin e rasteve të vdekjeve nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Kosova ka të vaksinuar me dozën e dytë 412.523 qytetarë, ndërsa vetëm me njërën dozë 716.727, teksa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 129 mijë e 250.

Termini për vaksinim kundër COVID-19 mund të bëhet në platformën online eKosova:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

Lexo edhe

Video

error: