MSh: Rrezikohet seriozisht furnizimi i rregullt me barna nga lista esenciale

MSh: Rrezikohet seriozisht furnizimi i rregullt me barna nga lista esenciale

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa detaje lidhur me furnizimin e rregullt me barna dhe material shpenzues nga lista esenciale, duke theksuar se pritet të shpenzohen brenda 6 muajve.

 MSh informon se buxheti i alokuar për Programin farmaceutik të MSh-së dedikuar për furnizim të institucioneve shëndetësore me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale për vitin 2021 është 5,550,000.00 euro, ndërsa ai i vitit 2020 ka qenë 11,476,913.90 euro.


“Lista Esenciale për furnizim të nivelit primar numëron gjithsej 282 artikuj prej të cilëve 206 janë barna, ndërsa 76 material shpenzues. Numri momental i kontratave të nënshkruara për barna është 24, apo shprehur në përqindje 11.65 %. Numri momental i kontratave të nënshkruara për material shpenzues është 12, apo shprehur në përqindje 15.79 %. Numri i artikujve që Ministria e Shëndetësisë momentalisht i ka në dispozicion është 109, apo shprehur në përqindje 38.6 %. Sipas kësaj, qëndrueshmëria e artikujve që MSh ka në dispozicion (109) për shumë artikuj është jo më e madhe se gjashtë muaj (do të shpenzohen brenda kësaj periudhe). Bazuar në këto të dhëna, vlerësohet se vijueshmëria e furnizimit të rregullt me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale gjatë këtij viti rrezikohet seriozisht”, thuhet në njoftim.

MSh thekson se është duke u angazhuar maksimalisht që ta përmirësojë këtë situatë përmes veprimeve konkrete dhe, pas analizimit të hollësishëm të arsyeve që e kanë krijuar këtë situatë, do të marrë hapa konkret, që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm i institucioneve shëndetësore të nivelit parësor (QKMF-ve) me artikujt e nevojshëm nga Lista Esenciale e Barnave.  

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: