MSH po shqyrton masat anti-COVID

MSH po shqyrton masat anti-COVID

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka vizituar sot ekipin mobil të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” ku bëri të ditur se që na ora 10:00 deri më tash janë vaksinuar 60 qytetarë.

Ajo tha se qytetarët për t’u vaksinuar në ekipet mobile nuk do të kenë nevojë për caktim të terminëve.


Sa i përket masave anti-COVID, ajo tha se janë duke u shqyrtuar dhe do të dilet me një vendim qeveritar.

“Për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll pandeminë rritja e shkallës së vaksinimit e kombinuar me masat parandaluese janë i vetmi sukses që mund ta arrijmë. Masat janë duke u shqyrtuar dhe së shpejti do të informoheni…Ne jemi në fushatë zgjedhore, do të vazhdojnë masat e njëjta për grumbullimet, por më e rëndësishmja është që sa më shumë të vaksinohemi”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

error: