MSh-ja i reagon Komunës së Prishtinës

MSh-ja i reagon Komunës së Prishtinës

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ne një interviste për KosovaPress, të martën tha se Qendrat Mjekësore Familjare në këtë komunë tash e tre muaj nuk  janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me barna e pajisje të listës esencial.

Por në një reagim për media Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se ky pretendim i Komunës së Prishtinës, nuk është e vërtetë.


“Ju informojmë se QKMF -Prishtina është furnizuar nga Depoja Qendrore e MSh-së me barna dha material shpenzues me datë 11.03.2021 se fundi”, thuhet në reagim të MSh-së.

Bashkëngjitur gjeni raportin e  furnizimeve të MSH për këtë QKMF për periudhën 1 janar 2021-16 mars 2021.

Lexo edhe

Video